Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmi në Manchester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm

Therja me thikë e tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë, në stacionin e trenave “Manchester Victoria” në Manchester të Anglisë, po trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm, tha policia britanike.

Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, ndërsa një person 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy thika.

BBC raporton se shërbimet e sigurisë po e ndihmojnë policinë.

Policia e Manchesterit tha të martën se po heton motivin e sulmit.

Tre të plagosurit u dërguan në spital me plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë autoritetet.

Edhe S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër Botë S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër

Stacioni i trenave “Manchester Victoria” u rihap pas incidentit.

Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një postimi në Twitter shprehu solidaritet me të plasgosurit në këtë, siç tha, sulm të dyshuar terrorist.