Tre persona janë arrestuar në qytetin brazilian të Rio de Zhaneiros për vrasjen e një emigranti kongolez, një vrasje që u kap në video dhe shkaktoi zemërim publik.
Të afërmit thanë se Moise Kabagambe u sulmua në një kioskë plazhi pasi i kërkoi menaxherit të paguante pagat e vonuara.
Lamjet e publikuara nga policia e tregojnë atë duke u rrahur vazhdimisht nga katër burra me shkopinj dhe një shkop bejsbolli.
Agresionet vazhduan edhe kur Kabagambe shtrihej i palëvizshëm në tokë.
Në video shihet një grup personash, mes të cilëve edhe një nga agresorët, duke u përpjekur të ringjallin trupin e tij të pajetë pas rrahjes.
Sipas të afërmve, Kabagambe kërkonte ekuivalentin e 38 dollarë për dy ditë punë në kioskë kur shpërtheu një debat.
Policia tha se dy nga të arrestuarit kishin pranuar se kishin marrë pjesë në rrahjen, e cila ndodhi më 24 janar rreth orës 22:25 në zonën e pasur Barra da Tijuca.
Edhe
Trajneri i Kongos e merr vesh në konferencë për shtyp se i ka vdekur babai
Kabagambe kishte mbërritur në Brazil në vitin 2011 me tre vëllezërit e motrat e tij, duke ikur nga konflikti i armatosur në Republikën Demokratike të Kongos.
“Ata thyen kurrizin dhe qafën e djalit tim”, tha Ivana Lay, nëna e tij, për gazetën O Globo. “Unë ika nga DR Kongoja që të mos vriteshim, por ata vranë djalin tim këtu njësoj si në vendin tim, me grushte dhe shkelma, si një kafshë”.
Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes e quajti vrasjen "të papranueshme dhe revoltuese".
-
Katër migrantë digjen të gjallë në veturën e tyre në Itali
-
Zgjerohen protestat në SHBA pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i emigracionit
-
Të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në një qendër migrantësh në Dallas
-
Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika