Policia në Brazil është duke e hetuar vrasjen e Moise Mugenyi Kabagamb, një refugjat nga Republika e Kongos, ka raportuar Al Jazeera të mërkurën.
Sipas familjes, 24-vjeçari i vrarë kishte kërkuar pagën nga shefi, të cilën pronari i lokalit ku punonte refugjati, ia kishte vonuar.
Vrasja e tij ka ndodhur më 24 janar në barin ku punonte.
Autopsia tregoi se Kabagambe ka vdekur nga një goditje e mprehtë në gjoks.
Familja e tij ka thënë për mediat lokale se policia u ka treguar atyre një video ku shihet një grup burrash, përfshirë shefin e lokalit, duke e rrahur.
Edhe
Tre të arrestuar për vrasjen e një emigranti kongolez
Autoritetet kanë njoftuar për tre persona të arrestuar.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i përket të djathtës ekstreme dhe në shumë raste është shprehur kundër refugjatëve. Kjo, sipas mediave ndërkombëtare, ka bërë që të krijohet klimë e papërshtatshme për të huajt.