Një mbështetës i presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka vrarë me thikë një mbështetës të ish-presidentit majtist Luiz Inacio Lula da Silva të shtunën, në shembullin e fundit të rritjes së tensioneve politike në prag të zgjedhjeve të këtij viti, shkruan The Guardian.
Dhuna ndodhi në shtetin qendror perëndimor të Mato Grossos, pas një debati për mbështetjen për dy kandidatët. Lula prin në sondazhe kundrejt Bolsonaros.
Sipas raportit të policisë për sulmin, Rafael Silva de Oliveira, 24 vjeç, vrau Benedito Cardoso dos Santos, 42 vjeç, duke e goditur me thikë. I dyshuari është dërguar në stacionin policor, ku ka pranuar fajësinë.
Duke folur me gazetarët në Rio de Janeiro, Lula komentoi goditjen me thikë, duke thënë se kishte një "klimë urrejtjeje në procesin zgjedhor, e cila është krejtësisht jonormale". Lula sugjeroi gjithashtu se zbatimi i ligjit duhet të hetojë nëse sulme të tilla "kanë qenë të urdhëruara, ose nëse kjo është një strategji politike".
Në një deklaratë, Juanita Goebertus Estrada, drejtoresha e divizionit amerikan të Human Rights Watch, ka thënë se "të gjithë kandidatët duhet të dënojnë" vrasjen e Cardoso dos Santos, duke shtuar se "brazilianët meritojnë zgjedhje paqësore dhe duhet të jenë në gjendje të përfshihen në diskutime politike pa frikë nga dhuna apo hakmarrja për pikëpamjet e tyre”.
Zyra e presidentit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Edhe
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
Në korrik, një sulm i ngjashëm ndodhi kur një zyrtar lokal nga Partia e Punëtorëve të Lulas u qëllua për vdekje nga një roje burgu federal që mbështeste Bolsonaron.
Zgjedhjet për presidentin e ri të Brazilit do të mbahen më 2 tetor.
-
Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak
-
Supremja kërcënon me burg ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro
-
Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
-
Portugalia zgjedh socialistin si president, rivali i tij i ekstremit të djathtë merr rekord votash