Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e zjarrit në Colorado

Tre persona rezultojnë të zhdukur dhe mendohet se kanë vdekur, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë pjesën qendrore të Colorados, raporton BBC. 

Zjarri ka përfshirë disa qytete, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe duke detyruar të largohen mijëra persona.

Sherifi lokal fillimisht tha se nuk ka fatalitete, dhe e quajti “mrekulli”.

Por, një zëdhënëse e Boulder Countyt ka pranuar se është bërë një gabim.

“Mendoj se sherifi nuk është informuar në mënyrë adekuate nga ne. Ishte një gabim fatkeq. Ndjehemi shumë keq”, ka thënë Jennifer Churchill.

Edhe Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles Botë Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles

Nuk janë dhënë detaje të personave të zhdukur, por mediumet lokale raportojnë se një nga ta është një grua 91-vjeçare familja e të cilës ka treguar se ajo ka mbetur e ngujuar nga flakët që kanë përfshirë shtëpinë.

Sherifi i Boulder Countyt, Joe Pelle ka thënë se ka pak gjasë që ndonjëri nga tre të zhdukurit të gjendet i gjallë.