Canada, 30korrik (AP) - Është rritur në tre numri i zjarrfikësve që kanë humbur jetën në Kanada teksa po luftonte me zjarret. Autoritetet thonë se zjarrfikësi vdiq duke u munduar të shuante zjarrin në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike.
Njerëzit janë evakuuar në një zonë më tej në jug të provincës, pranë kufirit me SHBA-në, pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit. Një e treta e të gjitha zjarreve aktive në Kanada janë në Kolumbinë Britanike. Deri më tash zjarret kanë djegur rreth 30 milionë hektarë tokë - më shumë se sipërfaqja tokësore e Koresë së Jugut ose Kubës.
Banorëve në qytetin Osoyoos, në jug të provincës dhe zonave përreth, iu tha të evakuoheshin vonë të shtunën pasi një zjarr nga shteti veriperëndimor i SHBA-së, Uashingtoni, kaloi në Kanada. Dy zjarrfikës të tjerë kanë vdekur në incidente të ndryshme këtë muaj, duke e bërë kështu sezonin më të rëndë për ta në histori të Kanadasë. 613 nga 990 zjarre aktualisht aktive në Kanada konsiderohen jashtë kontrollit.
-
Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Spanjë
-
Përfshihet nga zjarri vendi i famshëm turistik në Kanada, mijëra të evakuuar
-
Urdhërohet evakuimi i mbi 30.000 familjeve për shkak të zjarreve në Kanada
-
Evakuohen mijëra njerëz nga zjarret e furishme në Kanada
-
Si pasojë e zjarreve mijëra banorë evakuohen nga qyteti verior i Kanadasë