Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles

Los Angeles

Numri i të vdekurve nga zjarret masive në Los Angeles ka shkuar në 24, ka raportuar të hënën BBC-ja.

Sipas autoriteteve, të paktën edhe 16 të tjerë mbeten të zhdukur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zjarret vazhdojnë të përhapen në tri zona të Los Angelesit, të cilat përfshijnë rreth 160 kilometra katrorë, apo një zonë më e madhe se San Francisco. 

Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erëra të forta përreth Los Angelesit pritet të ketë këtë javë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve në terren po punojnë për të shuar zjarret.

Këto zjarre pritet të jenë ndër më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së. Vlerësimet paraprake të humbjeve financiare nga këto zjarre pritet të jenë rreth 275 miliardë dollarë.