Tre gazetarë të BBC-së u kidnapuan dhe u morën në pyetje në burgje të torturave në Libi për pesë ditë, duke ngjallur reagime ndërkombëtare e thirrje për lirimin e tyre, raporton “Daily Mail”.
Gazetarët ishin pjesë të një ekipi që po xhironin një film dokumentar për imamin libanez Musa al-Sadr, që ishte ftuar në Libi në vitin 1978 dhe ishte zhdukur.
Të tre, emri i të cilëve nuk u bë i ditur, u kidnapuan me të arritur në Tripoli në mars.
Ekipi u lirua vetëm pas presionit ndërkombëtar, përfshirë edhe Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe. Gazetarët e BBC-së kishin udhëtuar me gazetarin Kassem Hamade, që kishte shkruar për kidnapimin në gazetën suedeze “Expressen”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëmbehet në Irak një gazetare amerikane
-
Sulmi ajror izraelit në Liban lë të vrarë tre gazetarë që po raportonin për luftën
-
SHBA-ja arreston të dyshuarin për sulmin ndaj konsullatës në Libi më 2012
-
Rrugëtimi 13-vjetësh në kërkim të gazetarit amerikan të rrëmbyer në Siri
-
Stafi i BBC-së revoltohet: Mediumi po e luan rolin e zëdhënësit të Izraelit