Ushtria amerikane ka njoftuar të hënën se tre avionë luftarakë amerikanë, janë rrëzuar në Kuvajt, “për shkak të një incidenti të zjarrit miqësor”
Mbrojtja ajrore e Kuvajtit ka qëlluar aksidentalisht avionët luftarakë F-15E Strike Eagle të dielën vonë sipas kohës Lindore, thuhet më tej në deklaratë.
"Gjatë luftimeve aktive - që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit", ka thënë në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
"Të gjashtë ekuipazhet e avionit u hodhën në mënyrë të sigurt, janë rikuperuar në mënyrë të sigurt dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Kuvajti e ka pranuar këtë incident dhe ne jemi mirënjohës për përpjekjet e forcave mbrojtëse të Kuvajtit dhe mbështetjen e tyre në këtë operacion të vazhdueshëm”, thuhet më tej në deklaratë.
Shkaku i incidentit është nën hetim, sipas CENTCOM. Avionët po fluturonin në mbështetje të operacionit ushtarak kundër Iranit.
Trumpi thotë se “vala e madhe” e sulmeve ndaj Iranit s’ka nisur ende
Washington/Lindje e Mesme (AP/BBC) - Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se SHBA-ja vazhdon...-
Rrëzohen në Kuvajt disa avionë ushtarakë amerikanë
-
Përshkallëzohet konflikti: SHBA-ja godet Iranin, Teherani kundërpërgjigjet
-
Irani sulmon bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, pas sulmeve amerikane
-
SHBA-ja e Irani sulmojnë njëra-tjetrën në Gjirin Persik
-
Mbi 60 të lënduar në Kuvajt nga sulmet iraniane