Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur në përleshjen mes ushtrisë dhe militantëve në Filipine

Të paktën tetë persona kanë vdekur në një betejë që u bë mes forcave të armatosura në Filipine dhe militantëve Abu Sayyaf në një ishull turistik.

Zyrtarët kanë thënë se në mesin e tyre ka vdekur një ushtar ndërkaq të tjerët ishin militantë të armatosur, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ronald dela Rosa, tha se personat e armatosur kishin ardhur me tri anije për t’i sulmuar ushtrinë dhe policinë.

Abu Sayyaf ndodhet në listën amerikane të organizatave terroriste në Filipine dhe SHBA për shkak të sulmeve me bomba dhe rrëmbimeve.

Ambasada amerikane kohët e fundit ka bërë lajmërime për të marrë masa paraprake të rrëmbimeve të tilla nga ana e militantëve. Ndër të tjera, disa prej militantëve janë zotëruar për besnikëri ndaj ISIS.