Terroristi i London Bridge, Usman Khan, mori pjesë në dy programe kundër-terrorizmit, që nuk janë testuar plotësisht për të parë nëse ato janë efektive, shkruan BBC.
Khan, i cili u dënua për vepra terrorizmi në vitin 2012, vrau Jack Merrittin, 25 vjeç dhe Saskia Jones, 23 vjeçe, të premten e kaluar, transmeton KTV. Ai kishte përfunduar dy skema rehabilitimi gjatë tetë vjetëve që kaloi në burg, por edhe pas lirimit të tij.
Qeveria thotë se programe të tilla mbahen nën rishikim të vazhdueshëm. Tre persona tjerë u plagosën pasi Khani filloi sulmin në një ngjarje rehabilitimi të të burgosurve, brenda Sallës Fishmongers pranë London Bridge.
Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë publikoi gjetjet e hulumtimit mbi pilot-projektin, i cili rezultoi pozitiv sipas atyre që morën pjesë dhe drejtuan kursin.
Sidoqoftë, departamenti nuk ka dëshmuar ende nëse skema parandalon përsëritjen e veprave ose nëse ajo adreson me sukses sjelljen ekstremiste.