Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm goditi Perunë, pamje tmerruese nga rrugët

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Perunë të enjten, njoftoi “Abcnews”.

Tërmeti u regjistrua në orët e pasdites me epiqendër pranë qytetit Azangara, në një thellësi prej 200 kilometrash, njoftoi Instituti Amerikan Gjeofizik (USGS).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërmeti ishte me magnitudë prej 7.2 shkallësh të Rihterit, derisa nuk u raportua për viktima.

Në mediat online u publikua momenti kur ndodhi tërmeti, ndërsa qytetarët u detyruan të ndalonin në rrugë. Dridhjet e tokës janë ndier edhe në Bolivi, shtet fqinj me Perunë.