Një tërmet i fuqishëm goditi veriun e Afganistanit, duke i detyruar banorët e disa qyteteve të dalin në rrugë.
Raporte për viktima apo dëme materiale nuk ka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte fuqinë prej 6.1 shkallësh të Richterit.
Sipas burimit të njëjtë, epiqendra u regjistrua 51 kilometra larg qytetit Jurm në provincën Badakhshan dhe në 200 kilometra thellësi, përcjell rel.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, dhe atë të Pakistanit, Islamabad.
Tërmetet janë të shpeshta në këtë rajon.
Në tetor të vitit 2015, mbi 400 njerëz kanë humbur jetën dhe disa mijëra kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Afganistan, Pakistan dhe Indi.