Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fortë në Itali, njerëzit dalin në rrugë nga paniku

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 u ndje në të gjithë Italinë mëngjesin e së mërkurës, kryesisht në Romë, Firence, Bologna dhe Italinë veriore. Epiqendra, sipas informacioneve të deritanishme, ishte mes Ankonës dhe Riminit, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

Tërmeti u ndje edhe në vende të tjera, duke përfshirë Kroacinë dhe San Marinon, megjithëse nuk besohet se ka dëme të mëdha në zonat e prekura.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 10 km, rreth 64 km në lindje të Riminit.

Duke gjykuar nga videot e para të shfaqura në rrjetet sociale, janë evidente dëme të mëdha, dhe shkallët në stacionin e trenit në Ankona janë shkatërruar.

Banorët e qyteteve të prekura nga tërmeti kanë dalë nga frika dhe paniku në rrugë, ku shihen edhe fasadat e shkatërruara të ndërtesave.

Edhe Tërmeti në Itali u ndje edhe në Ballkan Botë Tërmeti në Itali u ndje edhe në Ballkan

Siç raporton La Repubblica, çarje në mure janë raportuar në zonën e Ankonës.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të lënduar apo viktima të mundshme.