Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmeti në Itali u ndje edhe në Ballkan

Një tërmet me magnitudë 5.5 në Rimini të Italisë është ndjerë në të gjithë Italinë qendrore dhe disa pjesë të Ballkanit.

Shtëpitë u tronditën për disa sekonda në bregdetin e Adriatikut dhe pati raportime për dëme të vogla, por jo viktima, raportoi BBC.

Shkollat u mbyllën në pjesë të rajonit qendror Marche dhe trenat u ndaluan rreth qytetit të Anconas për shkak të dyshimeve për dëmtime të trasesë.

Zyrtarët italianë thanë se tërmeti ishte 8 km në thellësi.

Është ndjerë në Romë në perëndim dhe Bolonja në verilindje si dhe përtej Adriatikut në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lëkundjet e para dhe më të forta u regjistruan në orët e mëngjesit dhe u pasuan nga një numër goditjesh më të vogla.