Një tërmet me magnitudë prej 7.5 ballësh ka goditur këtë të shtunë Mindanaon në Filipine, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 63 kilometrash teksa pritet që një cunami ta godasë Filipinet dhe Japoninë, shkruan Reuters.
Agjencia e Sizmologjisë Filipine deklaroi se valët e cunamit mund ta godasin vendin deri në mesnatë dhe mund të vazhdojë për orë të tëra.
Transmetuesi japonez NHK ka thënë se valët e cunamit deri në një metër të larta pritej të arrinin në bregun perëndimor të Japonisë në orët e para të së dielës.