Në ditën e parë të majit Japoni është goditur nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-s, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18.000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik bën të ditur se tërmeti nuk la ndonjë rrezik për cunami pas goditjes, derisa bëhet e ditur se krijoi dridhje të fuqishme, raporton Reuters. Nuk raportohet për ndonjë të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo