I përzgjedhuri për kryeministër të Rumanisë nga radhët e Partisë Liberale Kombëtare është tërhequr me qëllim që të provohet krijimi i një qeverie të re, që pritej të dështonte në parlament për shkak të mungesës së mbështetjes nga deputetët. Me këtë vendim do të zgjatet edhe më shumë kriza edhe ashtu e gjatë politike në Rumani.
Nicolae Ciuca, ish-gjeneral ushtrie, pritej të formonte qeverinë e re të mërkurën, por nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme pasi socialdemokratët dhe USR-ja në opozitë thanë se nuk do ta përkrahnin kabinetin e tij.
Presidenti rumun nominoi Ciucan, i cili tani është kryeministër në detyrë, me qëllim që të formonte qeveri të re pasi mandatari tjetër nga partia USR nuk ia kishte dalë të fitonte përkrahjen e deputetëve një ditë pas propozimit të kabinetit të tij. Shteti anëtar i Bashkimit Evropian po kalon nëpër krizë të gjatë politike disamuajshe.