Pesë persona janë plagosur, asnjëri prej tyre në gjendje kritike, gjatë të shtënave me armë në oborrin e Universitetit të Morgan State në Baltimore të martën mbrëma, raporton agjencia AP.
Sipas autoriteteve, studentëve u është thënë të strehohen në kampus.
Departamenti i Policisë së Baltimoret ka bërë të ditur se ka marrë informatat për të shtëna rreth orë 21:30 të martën. Policia ka mbajtur zonën e rrethuar për disa orë, ndërsa ka ofruar pak informata për hetime.
Komisioneri i Policisë, Richard Worley, ka treguar se pesë persona, të moshave nga 18 deri 22 vjet, janë plagosur. Ata janë jashtë rrezikut përjetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Të shtëna në një bazë ushtarake amerikane, 5 ushtarë të plagosur
-
Dy të vrarë nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës