Pesë ushtarë janë plagosur të mërkurën në bazën ushtarake “Fort Stewart” në Georgia. Një person është arrestuar.
Baza është mbyllur pasi u njoftua për të shtënat me armë zjarri, në fazën zyrtare të bazës ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e bazës thuhej se i gjithë personeli në zonën e mbyllur duhet të qëndronte brenda dhe të mbylleshin dyert e dritaret.
Zyrtarët kanë thënë se nuk ka më rrezik për të tjerët pas arrestimit të të dyshuarit. Nuk dihet ende motivi i tij.
Kjo bazë ushtarakë stërvit dhe dislokon njësi aktive dhe rezervistë të ushtrisë.
I dyshuari që plagosi 5 ushtarët amerikanë, është edhe vetë ushtar
Një ushtar i Ushtrisë amerikane ka hapur zjarr ndaj ushtarëve të tjerë në bazën ushtarake “Fort Stewart” të mërkurën, duke plagosur pesë prej tyre.
Zyrtarët kanë njoftuar më vonë se ushtari Quornelius Radford kishte shtënë me armën e tij personale dhe kishte cak kolegët e tij, raportoi BBC.
Komandanti i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë, John Lubas, ka thënë se sulmuesi i dyshuar ishte ushtar në detyrë dhe se arma nuk ishte e ushtrisë, andaj zyrtarët po hetojnë se si ka mundur ta fusë në bazë.