Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë zjarri nga disa të dyshuar me nënshtetësi palestineze, në një pikë kontrolli në jug të Jerusalemit të enjten, raporton agjencia “AP’.
Personat e armatosur mbërritën me makinë në pikën e kontrollit dhe hapën zjarr. Të paktën tre persona të armatosur u vranë nga forcat e sigurisë.
Policia dhe njësitë e asgjësimit të bombave po vazhdojnë kërkimet në zonë për persona të tjerë të armatosur ose aktivitete të dyshimta. Pika e kontrollit ku ka ndodhur sulmi gjendet në rrugën kryesore që lidh vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin jugor. Tensionet janë rritur si rezultat i luftës në Rripin e Gazës dhe sulmeve vdekjeprurëse ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor. Militantët kanë kryer një numër sulmesh ndaj civilëve izraelitë dhe forcave të sigurisë në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin javët e fundit.
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Gjashtë të vdekur nga sulmi në Jerusalem, Hamasi përgëzon sulmuesit
-
Shkon në pesë numri i të vdekurve nga sulmi në Jerusalem
-
Katër të vrarë nga të shtënat brenda autobusit në Jerusalem, 11 të plagosur
-
Vriten tre izraelitë në një sulm në kufirin mes Bregut Perëndimor e Jordanisë