Të paktën gjashtë vetë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës sot në një akademi ushtarake në Kabul, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.
Në deklaratë thuhet se ushtarët vunë re një person të dyshimtë dhe iu afruan dhe pastaj sulmuesi aktivizoi një eksploziv pranë akademisë Masal Fahim, raporton AP.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por rebelët kanë sulmuar akademinë më herët, transmeton kp.
Në Kabul, talebanët janë aktivë dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik, të cilët shpesh kryejnë sulme në kryeqytetin afgan.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritet numri i viktimave nga sulmi në Kabul
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimi i një minibusi në Kabul
-
Mbi 20 të vrarë në një sulm me bombë afër Ministrisë së Jashtme afgane
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul