Të paktën 48 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, gjatë luftimeve me militantët e udhëhequr nga Hamasi, kanë thënë zyrtarët palestinezë të hënën, teksa mjekët vazhdojnë ditën e dytë të vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit.
Zyrtarët palestinezë dhe të OKB-së kanë thënë se më shumë se 87 mijë fëmijë janë vaksinuar në zonat qendrore të Gazës në ditën e parë.
Hamasi dhe Izraeli kanë pranuar t’i ndalojnë shkurtimisht luftimet për ta lejuar fushatën e vaksinimit të rreth 640 mijë fëmijëve, raporton Reuters. Asnjë shkelje nuk është raportuar afër objekteve të vaksinimit.
Shtatë palestinezë janë vrarë nga dy sulme ajrore izraelite në qytetin e Gazës, kanë thënë zyrtarët palestinezë, ndërsa dy sulme të tjera ajrore kanë vrarë gjashtë të tjerë në Bureij dhe Nuseirat, dy nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës.
Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik kanë thënë se luftëtarët janë përballur me forcat izraelite në veri, jug dhe disa zona qendrore të Gazës me raketa anti-tank dhe armë zjarri.
UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka bërë thirrje të përsëritura për armëpushim të menjëhershëm për të siguruar sukses dhe siguri për fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit.
-
Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite
-
Vriten 12 palestinezë në Gaza derisa vazhdon vaksinimi i fëmijëve kundër poliomelitit
-
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Të paktën 60 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit