Zyrtarët në Meksikë kanë njoftuar se tre shtetas të huaj janë në mesin e 45 personave të vdekur nga uragani Otis, që goditi qytetin bregdetar të Acapulcos gjatë javës së kaluar.
Zyrtarët meksikanë kanë thënë se në mesin e të vdekurve janë amerikan, kanadez dhe një nga Anglia.
Autoritetet meksikane kanë deklaruar se ata kanë jetuar në Acapulco për kohë të gjatë dhe nuk konsiderohen turistë.
Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador ka thënë se kundërshtarët e tij po bëjnë përpjekje që të luajnë me numat e të vdekurve për ta dëmtuar politikisht, por qindra familje ende janë në pritje të lajmeve për më të dashurit e tyre dhe numri i të vdekurve nga uragani mund të ngrihet gjatë ditëve në vazhdim.
Ndërkohë, marina meksikane është përqendruar në gjetjen e trupave në 29 anije që besohet se janë fundosur në natën kur uragani goditi bregdetin meksikan.
Erërat kishin shpejtësinë prej 266 kilometrave në orë.