Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 20 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në një qytet të Japonisë

Rreth 20 njerëz janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në qytetin Atami, në Japoninë Qendrore, kanë bërë të ditur zyrtarë japonezë.

Pamjet e publikuara në Twitter tregojnë për rrëshqitjen e dheut derisa disa shtëpi janë shkatërruar si pasojë e tragjedisë.

Incidenti ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha për disa ditë me radhë në këtë rajon të Japonisë.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka caktuar një taskë forcë emergjente për t’iu përgjigjur fatkeqësisë natyrore.