Ekipet e shpëtimit në Japoni janë vënë në kërkim të 80 personave që po cilësohen si të pagjetur edhe dy ditë pas rrëshqitjeve masive të dheut që përshkuan qytetin bregdetar Atami, duke shkatërruar shtëpi dhe duke mbuluar rrugët me baltë dhe gurë. Deri më tani është raportuar për katër të vdekur nga rrëshqitjet që ndodhën të shtunën.
Ndërkaq të hënën, dy persona janë gjetur të gjallë dhe pa lëndime nga shtresat e baltës dhe gurëve.
Atami, qytet me 36 mijë banorë në jugperëndim të kryeqytetit Tokio, është i vendosur në një shpat të pjerrët që çon poshtë një gjiri. Është i famshëm si vendpushimi për pranvera të nxehta.
Rrëshqitjet e dheut janë një ndër katastrofat natyrore – përfshirë tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamt – që e godasin shpesh Japoninë.
Kryeministri japonez, Joshihide Suga, ka bërë të ditur se policia, zjarrfikësit dhe ushtria po bëjnë çmos për të ndihmuar në operacionin e kërkimshpëtimit.
-
Të paktën 20 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në një qytet të Japonisë
-
Gati 250 persona të zhdukur pas tërmetit në Japoni, zbehen shpresat për të mbijetuar
-
Tërmet i fuqishëm në Japoni, shkaktohet cunami, raportohet për dhjetëra të lënduar
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Një i vdekur e disa të zhdukur nga vërshimet në Japoni