Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 18 ukrainas të vrarë nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit

Të paktën 18 ukrainas kanë vdekur në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe një shtetas ukrainas është aktualisht i zhdukur, tha të enjten ambasada ukrainase në Izrael në një postim në Facebook.

Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Korniychuk tha për mediat ukrainase të mërkurën se numri i ukrainasve që kërkojnë evakuim nga Gaza është rritur në 298 persona.

“Sipas informatave tona rreth 500 ukrainas jetojnë atje (në Gaza) nga ata që janë të regjistruar. Sot në mëngjes, numri i njerëzve të gatshëm të evakuohen ishte 298”, tha Korniychuk, shkruan CNN.

Korniychuk shtoi se janë dy të plagosur në mesin e atyre që kërkojnë të evakuohen.