Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje, thonë zyrtarët.
Rreth 163 persona janë dërguar në spital. Njëzet prej tyre kanë marrë lëndime nga stuhia dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë grup prej deri në 300 personash thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon, në lindje të Santa Barbara, shkruan KP.
Policia tha se skena “dukej si një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore”.
Shërbimet e emergjencës thanë se pritet që numri i personave të vdekur të rritet.
Mijëra persona u larguan nga përmbytja dhe më shumë se 50 prej tyre janë shpëtuar.
Disa banorë lokalë është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre brenda një muaji është dashur t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dy herë – muajin e kaluar për shkak të zjarreve dhe këtë javë për shkak të shirave.