Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

5 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kaliforni

Së paku pesë persona kanë humbur jetën, kur rrëshqitja e dheut shembi disa shtëpi në Kaliforni.

Siç njofton AP, pas stuhisë së shiut dhe vërshimeve, disa shtëpi u shkatërruan tërësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë për t'i zhvendosur qytetarët në zona të sigurta, për shkak të rrugëve të bllokuara.

“Pesë trupa janë gjetur brenda dhe rreth Montecitos”, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve në Santa Barbara.

Artikuj të ngjashëm