Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm ajror rus në Zaporizhzhia të mërkurën, sipas presidentit të Ukrainës.
Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raporton AP.
Kreu i rajonit raportoi sulmin në faqen e tij në Telegram, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Pak minuta para sulmit, ai ka paralajmëruar për kërcënimin e "raketave me shpejtësi të lartë" dhe "bombave rrëshqitëse" që do të hidheshin në rajonin e Zaporizhzhias.
Ai ka thënë pasditen e së mërkurës se Rusia kishte në shënjestër Zaporizhzhian me bomba rrëshqitëse, teksa më pas, të paktën dy bomba goditën ndërtesat e banimit.
-
Shtatë të vdekur nga një sulm rus në Zaporizhzhia
-
Të paktën 27 të vrarë dhe qindra të evakuuar pas sulmeve ruse pranë Kievit
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur