Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të vdekur pas sulmeve izraelite në Liban, përshkallëzojnë tensionet në rajon

Liban

Arkiv

Foto: Associated Press

Të paktën 10 persona u vranë dhe 24 u plagosën në mesin e tyre tre fëmijë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit të premten, njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze.

Dy persona të tjerë u vranë nga një sulm izraelit më herët gjatë së premtes në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Sidonit, raportoi AP. 

Zyrtarët izraelitë thanë se kishin goditur "qendrat e komandës" të grupit militant libanez Hezbollah në Luginën Bekaa.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes së njërit prej sulmeve treguan se vendi i synuar dukej të ishte një ndërtesë apartamentesh.

Ushtria izraelite tha se goditi një "qendër komande të Hamasit" në kampin Ein el-Hilweh.

Hamasi pranoi se dy nga anëtarët e tij ishin vrarë në sulm, por e quajti pretendimin se një qendër komande u godit një "pretekst të dobët".  Tha se ndërtesa e synuar i përkiste një force të përbashkët sigurie të përbërë nga fraksione të ndryshme palestineze e ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në kamp.

Edhe Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban Botë Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftë në Gazë, Hezbollahu filloi të gjuante raketa nga Libani në Izrael në mbështetje të Hamasit dhe palestinezëve.
Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe granatime. Konflikti i nivelit të ulët u përshkallëzua në një luftë të plotë në shtator 2024, e cila më vonë u frenua, por nuk u ndal plotësisht nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dy muaj më vonë.

Që atëherë, Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun se po përpiqet të rigrupohet duke kryer sulme pothuajse të përditshme në Liban, të cilat thotë se synojnë militantët dhe objektet e Hezbollahut.

Sulmet e së premtes vijnë në një moment tensionesh të intensifikuara në rajon, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të godasin Iranin, një mbështetës si të Hezbollahut ashtu edhe të Hamasit, nëse negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit dështojnë të prodhojnë një marrëveshje.