Banorët në Mariupol kanë gjetur shtëpitë e shkatërruara, por janë të vendosur t’i meremetojnë megjithëse në afërsi ende ka luftime.
Valentina Dmitriyeva dhe familja e saj kaluan javë të tëra në bodrumin e shtëpisë së tyre që u dëmtua rëndë nga bombardimet.
Banorët u kthyen vetëm dhjetë ditë më parë.
Tani djali i saj Mikhaili po riparon çatinë me panele të vjetra druri, pasi nuk ka materiale ndërtimi në dispozicion.
“Nuk ka tavane. E keni parë vetë. Uji po pikon në dysheme, kështu që dyshemeja mund të kalbet. Kush do ta meremetojë, kush do ta ndihmojë? Askush nuk do të ndihmojë. Ishim me fat, djali im ka pak material ndërtimi për garazhin. Garazhi u rrëzua, kuzhina u rrëzua. Tani erdhi mbesa ime me të dashurin e saj, djali po punon, kështu që po e meremetojmë vetë. Nuk ka tjegulla, nuk di, nuk di”, tha Dimitriyeva, banore e Mariupolit.
Mikhaili po punon me vullnet të madh në shtëpinë e tij të dëmtuar.
"Ata thonë se do të mbajnë paradë, kështu që unë do të rruhem më 9 maj atëherë. A ndodh, a keni dëgjuar? Do të vijë dita jonë!" – tha Mikhaili.
Mykhaili u referohet raporteve se Rusia po planifikon të organizojë një paradë ushtarake në Mariupol më 9 maj për të shënuar përvjetorin e fitores ndaj nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Familja e Valentinës ishte me fat që shtëpia e tyre mbijetoi pasi katër shtëpi fqinje u shkatërruan plotësisht.
Valentina nuk e ka ndërmend të nisë jetën në një vend tjetër.
"E dini, shtëpia është shtëpi. Mund të jetë e dëmtuar, por unë kam lugën, pirunin dhe pjatën time këtu. Nuk kam ku të shkoj me pensionin që kam. Nuk e kemi në plan të ikim”, tha Dimitriyeva.
Ajo shpreson se më nuk do të detyrohet ta lëshojë shtëpinë.