Të ftohtit ekstrem dhe stuhia e borës ka detyruar shtetet skandinave ta ndërpresin transportin dhe t’i mbyllin shkollat, shkruan The Guardian.
Temperaturat ranë nën -40 gradë Celsius në rajonin nordik për të dytën ditë radhazi të mërkurën. Në Kvikkjokk-Årrenjarka në Suedi, temperaturat ranë në -43.6C, temperatura më e ulët e janarit e regjistruar në Suedi në 25 vjet, njoftoi agjencia suedeze e lajmeve TT.
Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta, bora dhe erërat e forta penguan transportin në të gjithë rajonin nordik, ndërsa disa shërbime të trenave dhe trageteve u pezulluan. Disa shkolla në Skandinavi u mbyllën.
Policia në pjesën më të madhe të Danimarkës u bëri thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet e panevojshme pasi era dhe bora goditën pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.
Vala e ajrit të ftohtë nga Siberia dhe rajoni i Arktikut ka përfshirë gjithashtu Rusinë perëndimore, me temperaturat në Moskë dhe zona të tjera që kanë rënë në -30C, shumë nën temperaturën mesatare për fillimin e janarit.
-
Suedia me temperatura deri në minus 42 gradë celsius
-
Temperaturat në Finlandë e Suedi arrijnë në minus 40 gradë Celsius
-
Mijëra turistë të bllokuar në Finlandë për shkak të të ftohtit
-
Tre të vdekur në Suedi nga një stuhi dimërore që ka përfshirë vendet nordike
-
Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit