Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa shkaku i stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav.
I ftohti në Suedi është në nivele ekstreme dhe është përcjellë me erëra të fuqishme.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq qindra ngasës kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora.
Sipas mediave suedeze, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 38 gradë celsius.
Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme shkaku i borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.
Edhe
Tre të vdekur në Suedi nga një stuhi dimërore që ka përfshirë vendet nordike
Ndërkaq, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri me minus 42.5 gradë celsius.
Meteorologët kanë parashikuar temperatura edhe më të ftohta gjatë pjesës së mbetur të javës.