Më herët u raportua se Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se 46 civilë u evakuuan të shtunën nga zonat e banuara përreth fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e qytetit të Mariupolit e kontrolluar nga forcat ukrainase.
Ajo tha se ata ishin dërguar në fshatin Bezimenne, në lindje të Mariupolit në rajonin e Donetsk.
Ushtarët ukrainas kanë thënë deri më tani vetëm se 20 persona janë larguar nga fabrika e çelikut.
Reuters ka raportuar se një grup prej rreth 40 personash, të cilët kanë ardhur nga zona afër Azovstalit, kanë mbërritur në një qendër strehimi të përkohshëm në Bezimenne.
Imazhet nga agjencia e lajmeve tregojnë një grup që përfshin burra, gra dhe një fëmijë që mbërrijnë me autobus.
Artikuj të ngjashëm
-
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol
-
Mbi 150 civilë të evakuuar nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
Evakuohen civilë nga fabrika e çelikut në Mariupolin e rrethuar
-
Rusia thotë se 46 civilë u larguan nga uzina e Azovstal
-
Rusia pretendon se luftëtarët e mbetur në Azovstal janë dorëzuar