Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të burgosurit e Ekuadorit marrin peng rojet pas arratisjes së kriminelit famëkeq

Forcat e sigurisë së Ekuadorit po përpiqen të rivendosin rendin në të paktën gjashtë burgje ku shpërthyen trazirat të hënën, shkruan BBC.

Të burgosurit thuhet se kanë marrë peng një numër rojesh burgu dhe i kanë kërcënuar se do t'i vrasin nëse ushtarët ndërhyn për ta marrë kontrollin e burgjeve.

Katër oficerë policie u rrëmbyen pasi presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Trazirat u shkaktuan nga arratisja e kriminelit famëkeq, i njohur si Fito.

Zyrtarët thanë se Fito, emri i vërtetë i të cilit është Adolfo Macias Villamar, nuk ishte në qelinë e tij të dielën në mëngjes kur policia mbërriti për ta transferuar atë në një burg tjetër brenda të njëjtit kompleks.

Edhe Qindra të arrestuar në Ekuador në përpjekje të parandalimit të bandave Botë Qindra të arrestuar në Ekuador në përpjekje të parandalimit të bandave

Nga kontrolli në repartin e sigurisë maksimale ku po mbahej nuk ka dalë deri tani asnjë gjurmë e tij.

Zëdhënësi i qeverisë, Roberto Izurieta ka thënë se Fito, i cili drejton bandën e fuqishme Los Choneros, ishte informuar se do të zhvendosej nga burgu La Regional.