Ushtria e Ukrainës po vazhdon shkatërrimin e tankeve ruse në territorin e saj, e këto po filmohen direkt nga vendi i ngjarjes.
Blogu “Operativno_ZSU” publikoi të martën pamje të momentit kur një tank u shkatërrua me predhë nga distanca, derisa ai ishte në lëvizje.
Lokacioni s'është bërë i ditur për shkak të sigurisë, por Ukraina shkroi se tanku ishte i tipit BMP.
БУАР 110 ОМБр знищує БМП ???
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) May 22, 2023
https://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/AgSbdEoNDC
Luftë e rreptë është duke u zhvilluar në rajonin e Bakhmutit, ku Ukraina bëri të ditur se trupat ruse s’e kanë pushtuar tërë vendin. Ndërsa, Rusia është fokusuar në atë zonë tash e disa muaj, gjersa “wagnerët” privatë kanë shënuar humbje të mëdha në atë zonë.
Ende s’ka nisur zyrtarisht kundërofensiva ukrainase.