Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina publikon momentin e shkatërrimit të tankut rus

Ushtria ukrainase filmoi momentin e shkatërrimit të një tanku rus në mes të fushëbetejës.

Blogu ushtarak, Inside the AFU, ka publikuar pamjet kur predha e dirigjuar me dronë i ra tankut, duke e hedhur në erë brenda pak sekondave.

Shkatërrimi dhe zjarri ishte i madh, e blogu ka shkruar se sistemet ukrainase për shkatërrim “po funksionojnë me saktësi”.

Në raportet e fundit, Ukraina ka thënë se Rusisë ia ka shkatërruar mbi 6400 tanke, e gati 400.000 ushtarë ia ka vrarë, prej 24 shkurtit të 2023-s, kur presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhrin për të nisur “operacionin special ushtarak”.

 

Artikuj të ngjashëm