Zyrtarët afganë kanë thënë se dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurimit janë vrarë nga militantët talibanë, gjatë një sulmi në digën Salma, në Afganistan.
Zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Farhad Jailani, ka thënë se gjatë sulmit katër policë janë lënduar dhe katër militantë janë vrarë në provincën Herat.
Kjo digë është duke u ruajtur me shumë kujdes pasi e njëjta ka qenë objektiv i sulmeve talibane edhe në të kaluarën.
Aktualisht diga hidroelektrike në këtë provincë është duke u renovuar dhe shpenzimet kapin shifrën e 300 milionë dollarëve.
Artikuj të ngjashëm