Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja vret një lider taleban në Afganistan

Një tjetër vrasje ka ndodhur, SHBA-ja këtë herë ka ekzekutuar një lider taleban në Afganistan.

Më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm me avionë amerikanë duke synuar një komandant të lartë të grupeve talebanëve në provincën perëndimore të Afganistanit të Herat, thanë zyrtarët lokalë, raporton Al Jazeera.

Komandanti i Talibanëve, i quajtur Mullah Nangyalay, u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.

“Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion,” tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO News.

Duke cituar Wakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat, TOLO News raportoi se “disa civilë janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm