Të paktën 10 çminues të cilët punonin për “Halo Trust” në provincën veriore të Baghlanit në Afganistan, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Zyrtarët afganistanë kanë fajësuar Talibanin, duke thënë se militantët e tij “po gjuanin në drejtim të secilit” në kompleksin ku po bëhej çminimi.
Mirëpo, Talibani e ka mohuar sulmin.
Dhuna dhe vrasjet në Afganistan janë rritur që kur SHBA-ja ka nisur tërheqjen e trupave të saj ushtarake nga atje, më 1 maj.
Çminuesit janë vrarë kur një person i maskuar kishte hyrë me vrull në kompleksin ku po bëhej çminimi, pasi ata kishin kaluar një ditë duke larguar minat nga një zonë e rrezikshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Mbi 20 të vdekur në tërmetin 6.3 ballë Rihter në Afganistan
-
58 ushtarë pakistanezë janë vrarë në sulme “hakmarrëse” të talebanëve afganë
-
Arrin në mbi 2,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
-
Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan