Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmi i sotëm vetëvrasës në një bankë në qendër të kryeqytetit Kabul në Afganistan, janë vrarë së paku pesë vetë dhe plagosur tetë të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, tha se sulmuesi e ka goditur hyrjen në Kabul Bank, e cila është 500 metra larg kompleksit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila është e fortifikuar, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët talibanë, duke thënë se i kanë marrë në shënjestër pjesëtarët e forcave të sigurisë, që ishin duke i marrë rrogat e tyre.

Sulmet në banka, kur ushtarët dhe policët afganë i marrin rrogat e tyre, janë bërë pothuajse taktikë e rregullt për këtë grup ekstremist.