Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët vrasin një këngëtar popullor afgan

Një luftëtar taleban ka varë një këngëtar afgan të muzikës popullore, në një krahinë malore të trazuar. Rrethanat prapa kësaj vrasje nuk janë të qarta, ka thënë familja e këngëtarit, transmeton agjencia AP.

Vrasja e Fawad Andarabit vjen ndërsa SHBA-ja po i afrohet afatit përfundimtar për tërheqjen e trupave. Gjatë kësaj periudhe janë evakuuar dhjetëmijëra persona nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit.

Një sulm vetëvrasës i ISIS-it në aeroportin e Kabulit shkaktoi vdekjen e rreth 180 personave.

Vrasja e këngëtarit thuhet se ka ndodhur në Luginën Andarabi të premten rreth 100 kilometra larg Kabulit.

Thuhet se talebanët fillimisht kanë shkuar në shtëpinë e Andarabit dhe e kanë kontrolluar, e më pas kanë pirë çaj me të. I biri i Andarabit, Jawadi, ka treguar për Associated Press se çdo gjë ndryshoi të premten, kur edhe e vranë babain e tij.

“Ai ishte i pafajshëm, një këngëtar që vetëm argëtonte njerëzit. Ata e qëlluan në kokë derisa po punonte në fermë”, ka thënë djali i tij.

Edhe Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan Botë 3 j. më parë Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan

Jawad ka thënë se një këshill lokal i talebanëve ka premtuar se do ta dënojë vrasësin e babait të tij.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid ka thënë për AP se do ta hetojnë incidentin, por se nuk ka detaje tjera mbi vrasjen.