"Ua kemi vrarë Mawlavi Ezzatin, ejani merreni trupin e tij", u kishte ardhur një mesazh në Whatsapp familjes Ezzatullah për djalin e tyre në Afganistan. Vrasja e tij në provincën Nangarharit është ndër vrasjet dhe masakrat e fundit në këtë zonë që tash e sa muaj po udhëhiqet nga talebanët, pas futjes së tyre në zonën afgane.
Në mesin e viktimave ka ish-zyrtarë të qeverisë, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile e hoxhallarë. Familja e Ezzatullahut ka thënë se djali i tyre nuk kishte ndonjë armik, raporton Reuters.
Megjithatë, të kundërtën e thonë talebanët. Ata pretendojnë se me marrjen e pushtetit e kanë kthyer qetësinë e paqen, derisa mijëra persona janë regjistruar të vdekur që nga 2001 deri në 2021-n nga forcat talebane.
Një shpërthim me bombë la disa të vdekur e qindra të lënduar në Jalalabad.