Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët: Afganët pas 31 gushtit mund të largohen vetëm me dokumentacion të rregullt

Talebanët janë duke i bërë thirrje qytetarëve afganë të qëndrojnë dhe të rindërtojnë shtetin, por thonë se nuk do t’u ndalojnë largimin, nëse ata kanë dokumentacionin e rregullt, njofton BBC.

Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, ka thënë se qytetarët afganë ende mund të largohen pas fundit të afatit për largimin e trupave të huaj, që është 31 gushti.

“Nuk vendosim pengesa nëse kanë pasaportë, mund të largohen me aeroplanë kur të duan. Ne duam që ata të qëndrojnë në shtet, por nëse kanë synim të largohen, atëherë mund të largohen, nëse kanë dokumentacion adekuat”, ka thënë Shaheen.

Por, ai ka thënë se do të ketë pasoja nëse forcat e huaja qëndrojnë përtej 31 gushtit. Ai nuk ka thënë se çfarë nënkupton me këtë, duke thënë se lidershipi taleban do të vendosë.

Anëtarët e G7 do të mbajnë takim virtual të martën për të diskutuar nëse do të zgjasin afatin e largimit të trupave të huaj përtej 31 gushtit, pas skenave kaotike në aeroportin e Kabulit