Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Taktikat e reja vdekjeprurëse që Rusia po përdor për ta sulmuar ushtrinë ukrainase

Ushtarët rusë janë duke ngarkuar tanke me eksplozivë dhe po i drejtojnë ato drejt llogoreve ukrainase duke i shpërthyer pastaj.

Kjo vjen pasi Kievi është i detyruar ta ndalojë kundërsulmin në jug të vendit pas humbjeve të mëdha të automjeteve të blinduara, shkruan Wall Street Journal.

Pamjet e reja nga Donetsku tregojnë një T-54 të telekomanduar të ngarkuar me eksplozivë i cili pastaj shpërthen, teksa është i drejtuar nga llogoret ukrainase.

Ndërsa ukrainasit përpiqen ta zmbrapsin atë, tanku vetëvrasës godet një minë dhe ngadalëson shpejtësinë.

Një ushtar ukrainas më pas e godet atë me një raketë, duke hedhur në erë tankun, shkruan Daily Mail.

Pavarësisht se tanku u ndal afërsisht 200 metra nga ukrainasit, ka të ngjarë që vala e madhe e presionit nga shpërthimi ka vrarë disa ushtarë.

Edhe Tanket ruse nën flakë, pamje nga territori ukrainas [VIDEO] Botë Tanket ruse nën flakë, pamje nga territori ukrainas [VIDEO]

Rusia e ka përdorur këtë taktikë të paktën dy herë më parë, megjithëse kjo është hera e parë që shpërthimi kapet nga kamera.

Me këtë rast, kanali propagandistik rus 'Romanov' pretendon se Moska e ka mbushur tankun me gjashtë ton eksploziv përpara se të tentojë të hedhë në erë ushtarët ukrainas duke e dërguar atë në territorin e Kievit me përdorimin e autopilotëve.