Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tanket ruse nën flakë, pamje nga territori ukrainas [VIDEO]

Ukraina po vazhdon djegien e tankeve ruse, në territoret që i kanë kthyer nën zotërim. Blogu ukrainas “Operativno_ZSU” publikoi pamje të momentit kur një tank u dogj nga lartësia, nëpërmjet një bombe dore.

Tanku mori flakë menjëherë, por nuk është bërë e ditur nëse brenda tij pati ushtarë rusë.

Luftimet po vazhdojnë në disa zona. Ukraina, në raportet ditore po i publikon shifrat e rusëve që po vriten çdo ditë.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes po pretendon se çdo ditë po vriten qindra rusë.