Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Alexis Tsipras. Takim ky që ka zgjatur afro tre orë.
Pas takimit Zaev ka deklaruar se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar është në interes të të dyja vendeve dhe mbarë rajonit dhe se të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet ndër fqinjësorë. Nga ana tjetër edhe kryeministri grek u shpreh se është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët Erga Omnes, por se sipas tij është e domosdoshme të tejkalohet irredentizmi, raporton Alsat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaev nga ana tjetër e siguroi Tsiprasin se, “Maqedonia do të bëj gjithçka për të tejkaluar këtë kontest, madje duke shpreh vullnet për të ndryshuar emrin e aeroportit dhe autostradës”.
Për t’i rregulluar marrëdhëniet me Greqinë Maqedonia do e ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare të cilat do të quhen “Miqësia”.
Emri aktual i aeroportit ndërkombëtar të Maqedonisë është “Aleksandri i Madh”.