Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohem më 16 maj në Uashington, konfirmoi Shtëpia e Bardhë, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, aa .
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në deklaratën me shkrim ka konfirmuar se presidenti Trump të martën, më 16 maj, në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.
“Të dy liderët do të bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër çdo lloj terrorizmi”, theksoi në deklaratë Spicer.
Edhe Erdogan kishte paralajmëruar më herët se pas vizitës në Kinë, më 16 dhe 17 maj do të qëndronte për vizitë në SHBA
-
Erdogani shkon në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme
-
Trump dhe Erdogan takohen më 21 shtator
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Erdogani kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i jep shpresë për avionët luftarakë
-
Trumpi priti Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë, tha se janë “miq të mirë”