Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Takimi i G20-s pa rrugëdalje, shkaku i luftës në Ukrainë

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha në botë nuk kanë arritur të bien dakord për një deklaratë përmbyllëse pas bisedimeve në Indi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Rusia dhe Kina refuzuan të dënojnë pushtimin në bisedimet e G20-s.

Moska akuzoi vendet perëndimore për destabilizimin e takimit dhe se ishin “anti-ruse”.

Një vit pas pushtimit të Rusisë, konflikti vazhdon të ketë efekte goditëse në ekonominë globale.

Takimet e mëparshme të anëtarëve të G20-s kanë dështuar për të prodhuar një deklaratë të përbashkët që kur Rusia, anëtare e grupit, pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, një veprim që është pritur me dënim të gjerë.

Edhe Bisedimet e ashpra mbi Ukrainën ndajnë G20-n Botë Bisedimet e ashpra mbi Ukrainën ndajnë G20-n

India, e cila priti bisedimet në qytetin jugor të Bengalurus, lëshoi një “përmbledhje të kryetarit” nga takimi, duke vënë në dukje se kishte “vlerësime të ndryshme të situatës dhe sanksioneve” në takimin dy-ditor.

Një fusnotë thoshte se dy paragrafë që përmbledhin luftën - për të cilat thuhet se ishin përshtatur nga Deklarata e Liderëve të Balit të G20-s në nëntor – “u ranë dakord nga të gjitha vendet anëtare, përveç Rusisë dhe Kinës”.